06:24 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen ‘shpëtim’ në lokal

11:41 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata tërhiqet për vendimin ndaj Tahirit, ish-ministri rrethohet nga qytetarët. Gjen ‘shpëtim’ në lokal

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit është rrethuar në ambientet e jashtme nga dhjetra qytetarë.

Trupa gjykuese është shprehur se vendimi pritet të jepet pas orës 16:00 të pasdites së sotme, ndërsa Tahiri ka vendosur të presë në lokalin përballë Krimeve të Rënda.

Pjesa e dytë e seancës ndaj Tahirit është zhvilluar në tone të forta, ku ish-ministri tha se ai ishte shpallur i pafajshëm në Itali, dhe nuk është aspak i fajshëm për një idiot që ka në fisin e tij, duke iu referuar vëllezërve Habilaj.

Në seancë Tahiri ka folur po ashtu dhe për përgjimet ku Habilaj shprehej se kishte takim me shefin e madh, duke thënë se ai në atë datë ka qenë në një takim qeverie në Dajt, ku ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

“Disa njerëz nuk përgjigjen as për vëllezërit e tyre, të gjithë prej nesh mund të kemi nga një idiot në fis. Punova si ministër edhe kur mu vunë bomba në shtëpinë time. As unë dhe as Rama nuk jemi shefa në raport me krimin”, mësohet të jetë shprehur mes të tjerave Tahiri në seancë.

ÇFARË NDODHI NË SEANCËN QË ZGJATI 2 ORË E GJYSMË

Gjykata rrëzon provat e cituara nga Tahiri 

Gazetari i Fax News Sokol Dema ka raportuar më herët se Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

Çfarë deklaroi ish ministri në seancë 

“Besoj se emaili i refereimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë  nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova.

Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.

Ndërkohë që avokati Maks Haxhia është shprehur se prokurori Dritan Prençi duhet të jepte dorëheqjen për shkak se nuk ka pranuar emailin e dërguar nga drejtuesi i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Pse Tahiri nuk mund të arrestohet 

Një detaj interesant nga kjo seancë është dhe fakti se edhe nëqoftëse Gjykata jep dënim me burg, Saimir Tahiri nuk do të arrestohet deri në një vendim të formës së prerë që do të jepet nga ana e Gjykatës së Apelit.

Mbrojtja e Jaeld Çelës 

Ndërkohë që më herët është shprehur dhe mbrojtja e Jaeld Çelës. Avokatët e tij janë shprehur se ai Çela ka qenë në detyrë vetëm në njërën prej datave të kontestuara të episodeve që dyshon prokuroria se ish-drejtuesi i policies ka qenë i përfshirë.

Sipas avokatit të Çelës, prokurorët nuk kanë kryer asnjë hetim. Prokuroria nuk ka kryer hetim nëse ka përfituar financiarisht.

Fjala e fundit e Saimir Tahirit përpara dhënies së vendimit

“Kam 2 vjet që jam nën hetim, unë ministri i brendshëm akuzohem se kam trafikuar drogë. Ska asnjë provë. E vetmja provë është se i kam shitur makinën vëllait të Moisi dhe Florjan Habilaj, që nuk është i përfshirë në asnjë akuzë kriminale. Edhe sikur të isha vëllai i Habilajve nuk kisha pse të jem fajtor se vëllezërit merren me drogë. Une kam qene në drekë në Dajt me Edi Ramën dhe qeverinë në 23 prill dhe jo me Habilajt. Ja ku janë titujt e gazetave që e kanë publikuar dhe në foto unë me Ramën. Për mua është jeta ime në këtë proces, për ju është vetëm një proces. Më kanë vënë edhe bomba gjatë punës time. Iki në burg vetë nëse më vërtetohen akuzat”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: gjykata terhiqet per vendiminsaimir tahiritahiri:jam i pafajshemvendimi per saimir tahirin
Pas

Rinis seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri acarohet në Gjykatë: Jam i pafajshëm!

Para

“Të pabr*kë ju gjeti dreka…”, Maliqi ashpërson gjuhën: I keni vënë pas Bushatit TCH deri në 11 të natës

Para
Lefter Maliqi tallet me Ramën: Mbaje veten kalorës, shiko dhe filmin vdekja e kalit

“Të pabr*kë ju gjeti dreka…”, Maliqi ashpërson gjuhën: I keni vënë pas Bushatit TCH deri në 11 të natës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.