Prokuroria e Durrësit ka proceduar penalisht kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik (IMT) Durres, Artur Çela, për të cilin dyshon se ka konsumuar elementet e vepres penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata e Durrësit, vendosi ekzekutimin e masën e sigurimit ndaj Çelës “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi për të qëndruar në ambientet e IMT-së Durrës”.
Burime bënë me dije se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nisë procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.
(E.L/Faxweb)