Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme 6 persona, ndër to dy punonjës policie, pasi këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb Sebastian Villjamos. Shtetasi serb ishte në “arrest shtëpie” në një hotel në Kukës.
Gazetarja Anila Hoxha në një postim në Facebook më 15 dhjetor, e kishte konsideruar si “çudira shqiptare” vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër për të lënë në hotelin Gjallica”, të kërkuarin Sebstjan Villjamov me arsyetimin se në shtëpinë ku do të qëndronte i dyshuari me kontratë qeraje, ka më shumë hyrje dalje sesa në hotel.
Pas arratisjes së shtetasit serb, gazetarja Hoxha ka bërë thirrje që mos të arrestohen kot “policët e shkretë”, pasi plani i arratisjes së tij ishte ka nisur ,qëkur policia tha se në hotelin ku ai do të mbahej në arrest shtëpiak, hyjnë më pak njerëz se në një shtëpi.
“U arratis ku njeriu për të cilin unë shkrova më 15 dhjetor. Ishte e qartë që do të ndodhte, mos i arrestoni kot këto policët e shkretë.
Plani i arratisjes së tij ka nisur qëkur policia tha se në hotelin ku ai do të mbahej në arrest shtëpiak, hyjnë më pak njerëz se në një shtëpi.
Siç ndodhi edhe me Naser Gashin, që e liruan tak fak me bekimin e prokurorisë dhe të policisë, megjithëse Krimet e Rënda e kërkonin me ngulm si një përson që bënte pjesë kartelën e kuqe.
Gëzuar i dashur korrupsion!”- shkruan Anila Hoxha.
(M.Q/Faxweb.al)