00:20 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykimet jashtë gjykatave-shkelje kushtetuese të përhershme!

08:16 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e 10-të kombëtare në shesh, akademiku i kthehet Bashës: 11 pyetje për liderin e opozitës, përgjigjet nesër në shesh

Nga Artan Fuga

Gjykimet jashtë gjykatave-shkelje kushtetuese të përhershme!

Edhe gjoja modifikimet e mbrëmshme të bëra në tekstin e projektligjit kundër të drejtave qytetare që për shpifje të mund të shkojnë në gjykatë,

nuk treguan veçse kokëfortësi për të zëvendësuar gjykatat me dënime paralele penale nga një jogjykatë, si AMA nen kontroll ngjyrash politike!

Imagjinoni si do të votojnë anëtarët e bordit të AMA -s që vijnë nga e djathta nëse atje ankohet ndonjë politikan i majtë, imagjinoni si do të votonin të majtët nëse atje do të ankohej një politikan i djathtë!

Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë :

gjyq pa avokat,
gjyq pa tre shkallë drejtësie,
gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit,
pa procedura,
pa të drejta për palët,
gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias, pika që nuk më bie!)
pa asnjë formim juridik, dhe
pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote,
aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë!
Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!
Pa asnjë mundësi për të mbledhur prova, bërë hetime të pavarura, pa i dhënë medias dhe publikut të marrë pjesë në sallën e gjykimit,
me konflikt interesi sepse gazetarët do të japin dënime për gazetarët e mediave të tjera!

Tmerr o tmerr!

Ankimimet në gjykatën administrative një farsë dhe manipulim sepse atje nuk gjykohet çështja në vetvete, por sipas ligjit shqyrtohet thjesht vendimi i një jogjykate, ndërkohë që shpifja, ofendimet ndaj personit etj, nuk janë vepra ose mosveprime administrative, por vepra ose kundravajtje penale ose të parashikuara nga kodi civil!

Gjykatat mënjanohen djallëzisht!

Kjo do të jetë drejtësia sipas ligjit për të cilin protestojnë sot gazetarët te Kuvendi!

Protesta më e ligjshme në botë përpara një ligjëvënësi që sillet në mënyrë arbitrare dhe shkel me të dyja këmbët kushtetutën e Shqipërisë dhe të drejtat e qytetarëve!

Pas

Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-vjehrri dhe kunati, probleme me martesën

Para

Greqia tentativa për të përfituar nga mos-hapja e negociatave: Të marrim 12 milje me Shqipërinë

Para
Greqia tentativa për të përfituar nga mos-hapja e negociatave: Të marrim 12 milje me Shqipërinë

Greqia tentativa për të përfituar nga mos-hapja e negociatave: Të marrim 12 milje me Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.