Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka hedhur akuza mbi kreun e partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me udhëtimin e tij në Washington.
Sipas saj më datë 22 Mars 2017, Basha ndodhej në Washington dhe firmosi një kontratë më një kompani lobuese.
“Lulzim Basha duhet të dalë para mediave dhe të deklarojë, vërtetojë se nga erdhën 1 milion dollarë të paguara në vitin 2017. Kush I pagoi? Përse prokuroria hesht dhe nuk nis hetimet?
Të zbardhen llogaritë fantazëm dhe farsa se kompania lobuese mbështeti dhe sponsorizoi zgjedhjet. Në deklaratën e shpenzimeve të Partisë Demokratike nuk figuron asnjë prej këtyre pagesave mijëra dollarëshe. Për transparencën e publikut janë deklaruar vetëm 500 mijë dollar, dy herë më pak se këto pagesa marramendëse. Basha duhet të sqarojë se ku I gjeti 1 milion dollarë.
Këta që çdo ditë flasin për para të pista, për pushtimin e vendit nga krimi dhe nga droga, ku i gjetën?
Përse Basha përdori emrin e kompanisë për të bërë pagesat e PD-së? a ka dijeni Basha se në emër të kujt është kjo kompani, e cila njihet si parajsë fiskale? Sa persona të tjerë nga politika shqiptare kanë transferuar para në këto llogari fantazëm? Të gjitha kontratat kanë emrin, mbiemrin dhe firmën e Lulzim Bashës. Mos të fshihet por të dalë të japë sqarime.
Politika të ndahet njëherë e mirë nga lidhjet e saj me krimin.”- u shpreh Gjylameti.
(F.M/ Faxweb)
Blerina Gjylameti