Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, i është përgjigjur gjithashtu socialistes Blerina Gjylameti, e cila u shpreh se PS-ja ishte lokomotiva dhe aleatët vagona të saj.
Duke e shfaqur haptazi mospëlqimin e saj për këtë përkufizim, Doda shkruan se kjo historia me lokomotivat është marksiste, delirantë dhe arrogante, një arrogancë tipike fshatareske. Ajo sugjeron që të goditet sistemi i koalicioneve nga i cili përfitojnë vetëm partitë e mëdha.
Shkrimi i Mesila Dodës:
Lokomotivat, partite dhe arroganca…
Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.
Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye t’i shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike. Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur. Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerezit. Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.
Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri.
(XH.A/SHUPLAKA)