00:21 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjynah!”, Spiropali i drejtohet opozitës: Kërkesa për qeveri tranzitore është e padiskutueshme!

13:29 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjynah!”, Spiropali i drejtohet opozitës: Kërkesa për qeveri tranzitore është e padiskutueshme!

Zëdhënësja e qeverisë dhe minstrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një deklaratë për mediat për të folur mbi reagimet e delegacionit të PE-së në Tiranë, shprehu falenderimet ndaj tyre.

Ndër të tjera Spiropali theksoi se kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore është e padiskutueshme, duke u referuar dhe në deklaratat e delegacionit të PE-së.

“Delegacioni foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë cdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitime.”- tha Spiropali.

Spiropali gjithashtu përsëriti kërkesën e maxhorancës për dialog me opozitën, pasi nuk mund të mbahet peng integrimi  i vendit për në Bashkimin e Europian.

“Janë arratisur nga detyra duke u dhënë krahëve të dëshpërimit, bëjnë gjëra të dëshpëruara. Gjynah vërtet, Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ai ka për drejtësinë. Kjo është koha për të qenë bashkë. Dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në era hapja e negociatave me BE-në.

Opozitën nuk e zgjedhin ne, por ne e mbajmë dorën e shtrirë ndaj saj, edhe pse sot ajo është marrë peng nga persona që e kthyen grupin në kuvend në një grup të arratisur nga detyra. Ne e vlerësojmë mbështetjen që PE i jep vendit dhe i falenderojmë eurodeputetët, që shtëpinë e përbashkët e duan në BE jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit. Mes misioneve raportuese dhe mbikëqyrëse, eurodeputetët kanë kuptuar cdo aspekt të progresit, e dinë se kemi ende shumë për të bërë por nuk impresionohen nga fabulat me skandale dhe përmbysje imagjinare, delegacioni foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë cdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitime. Parlamenti dhe qeveria është zgjedhur me votë dhe problematika e tyre nuk e vë në asnjë diskutim rezultatin. Përgjimet i takojnë gjykatave jo kuvendit, bojkot dhunë dhe djegia e mandateve janë të papranueshme”- tha Spiropali.

Etiketa: Elisa Spiropali
Pas

Vrau fqinjin “për nder”, gjykata lë në burg 37-vjeçarin Ndue Zefi

Para

Saimir Tahiri shkon për herë të parë si i pandehur në Gjykatë, njihet me akuzat e Prokurorisë

Para
Saimir Tahiri shkon për herë të parë si i pandehur në Gjykatë, njihet me akuzat e Prokurorisë

Saimir Tahiri shkon për herë të parë si i pandehur në Gjykatë, njihet me akuzat e Prokurorisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.