Deputeti i Parlamentit të Kosovës dhe ish-gjeneral lufte i UÇK, Hisen Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në Fax News ku foli rreth gjyqit që është duke u zhvilluar aktualisht në Hagë. Prej ditësh ai ndodhet në Hagë, ku është edhe duke ndjekur drejtpërsëdrejti përditësimet e fundit nga gjyqi i ish-krerëve të UÇK.
Përsa i përket faktit se si i ka përjetuar këto ditë nga Haga, dhe si duket gjendja atje ai u shpreh se kanë qenë ditë intesive dhe të ngarkuaar me ngjarje të ndryshme.
Berisha: Të them të drejtën ardhja jonë në Hagë sihet e motivuar nga marshi i organizuar për dtrejtësinë dhe paqen. Paqa nuk mund të konsolidohet në një vend pa u vendosur drejtësi, është e kotë. Ne përballemi edhe me ekspozen dhe aktakuzat në Hagë që janë kundrejt ish-çlirimtarëve të luftës dhe paqes. Deklarata nga i akuzuari kryesor, nga pozicioni, Hashim Thaçi, sot me prezantimin dhe qëndrimin e tij, i dha të gjitha mesazhet e qarta, për të gjithë ata që besojnë nën të vërtetën dhe në drejtësi. Unë mendoj se ajo çfarë u dëgjau në këtë ekspoze ishte një rikthim prapa në histori, duke u munduar të tsudiojë regjimin diskriminues deri në gjenocid.
Lidhur me faktin nëse të gjitha seancat gjyqësore që janë duke u mbajtur në Hagë janë kundër ish-liderëve të UÇK apo të gjithë msisionit që ka pasur ajo ai u shpreh se ky gjyq është i inskenuar dhe prokurorët nuk kanë paraqitur ende prova bindëse për ti mbështetur ato.
Berisha: Motivi i krijimit të këtyre dhomave ishte raporti i tij i madh dhe pretendmiet e tij për krimet monstruoze që mund të kenë kryer shqipatrët e kosovës. Nga të dhënat e raportit të tyre nuk ka ansjë argument që mbron pretendimet e tyre. Në raportin e parë të prokurorit të kësaj çështjeje u pa se nuk ka asnjë argument ose fakt kundër pretendimeve të tyre. Ai ishte një raport i stisur nga shërbimi sekret serb dhe prokuroria serbe. Nuk mund të flasim për akuza ndaj individit por një tendencë për të gjykuar padrejtësisht misioninin e luftës dhe ushtrisë dhe kjo do të ishte një rrezik i madh kundrejt themeleve që është ndërtuar ky shtet.
Përsa i përket bisedimeve dimplomartike që janë duke u zhvilluar mes Kosovës dhe Sebisë, dhe sa do të ndikohen këto marrëdhënie nga ky gjyq, Berisha u shpreh se këto akuza do të dëmtojnë imazhin polik dhe diplomatik të kosovës në arenën ndërkombëtare.
Berisha: Ngritja e akuzave, pikërisht në momentin më kritik kur zoti Thaçi në cilësine e presidentit ishte akorduar për nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit, dhe njohjen me marrëveshje dhe tendenca për ta ndalur këtë proces, për ta dëmtuar kosovën në aspektin politik, dhe për të ndalur marrëdhëniet diplomatike me diplomacinë evropiane. Tendeca e Serbisë, Rusisë dhe atyre që janë kundër Kosovës, është të minojnë lirinë dhe themelet e shtetit të kosovës. / Faxweb.al
Discussion about this post