01:16 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyqi ndaj Klevis Balliut dhe 4 banorëve të Astirit, flet ish-deputeti: Po zvarriten seancat me urdhër të Edi Ramës

11:21 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqi ndaj Klevis Balliut dhe 4 banorëve të Astirit, flet ish-deputeti: Po zvarriten seancat me urdhër të Edi Ramës

Është shtyrë sërish seanca për ish-deputetin Klevis Balliu në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur në Unazën e Re mes banorëve dhe policisë, ndërsa ish-deputeti ka folur për mediat duke deklaruar se këto seanca nuk bëhen në respekt të Kushtetutës por të urdhërave që jep Edi Rama.

Balliu ka hedhur akuza edhe për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn ku tha se ka  mbyllur pa u hetuar një sërë çështjesh siç janë pishat e mbjellura që u thanë në pak kohë në kryeqytet, mbylljen e hetimeve për dosjen DH-Albania etj.

Ish-deputeti demokrat tha se seancat zvarriten për interesa politike dhe ekonomike të kryeministrit.

“Nuk i sjell Kushtetuta, por Edi Rama me urdhëra politik. Unë nuk e di për çfarë akuzon policia. Një polic ka thyer krahun, ai ka ikur në drejtim të paditur, nuk jemi njohur me ndonjë provë apo ndonjë fakt. Pse nuk procedohet shefi i komisariatit nr 4 që u kap me filmime duke dhunuar një 19-vjeçare në bregun e Lumit. Pse nuk funksionon ligji për ata që vjedhin me tenderin. Për çështjen e pishave me kontratën e bërë me Fusha SHPK një denoncim për aferën korruptive. Pse Elisabeta Imeraj nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për Unazën e Re, apo për pishat që janë tharë, për aferën korruptive DH-Albania mbylli hetimet, sepse në Unazë nuk preket vetëm banesa e Elisabeta Imerajt.

Këtu nuk ka më prokurori, as gjykata por një grup banditësh, kriminelësh, duke filluar nga Edi Rama, Erion Veliaj. Qytetarët e thjeshtë enden nëpër gjykata jo ata. Kjo bëhet vetëm për lojëra për presion. Rasti konkret, fton 3 persona dhe jo të 4, që ishte Elton Skënderi të cilin nuk e kanë njoftuar fare. Janë shtëpitë ngjitur si ka mundësi që nuk e gjejnë? Sepse e bën Edi Rama për interesa politike, për Salillarët e partisë, që e kishim vetëm me një lot, tani e kemi me dy lote. Pse taksat që qytetarët paguajnë janë vetëm për pallatet dhe bizneset e Salillarit”, tha Balliu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Elisabeta Imerajklevis balliu
Pas

“Fusha shpk” i pagoi hotelin me 5 yje Maznikut, dosja kthehet në ”flluskë sapuni”, prokuroria kërkon pushimin e çështjes

Para

Zbulohen 9 kushtet e rrepta që ndërkombëtarët i kanë vënë qeverisë Rama për fondet e rindërtimit

Para
“Lulzim, unë jam gati”, Rama apelon opozitën: Kjo është koha me u ftillu

Zbulohen 9 kushtet e rrepta që ndërkombëtarët i kanë vënë qeverisë Rama për fondet e rindërtimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.