Gazetari Flamur Vezaj ka treguar një rast ku Gjykata e Lartë ka lënë në burg plakun e sëmurë, që quhet Ilia Cabiri edhe pse ky kishte një avokat që e mbronte në seancë nga familja e tij. Vezaj thekosn se pak kohë më parë po për të njëjtën dosje, kjo gjykatë edhe me avokat të caktuar nga shteti nxori nga burgu Odise Andrean (bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andreas).
Sipas Vezajt ky që solli lekët rri në burg, ai që i mori lekët është i lirë. Sipas Vezajt kjo është drejtësia që nuk duam.
“Gjykata e Larte la në burg këtë plakun e sëmurë që quhet Ilia Cabiri edhe pse kishte avokat nga familja! Pak kohë më parë, po për të njëjtën dosje, kjo gjykatë edhe me avokat të caktuar nga shteti nxori nga burgu Odise Andrean (bashkeshortin e gjyqtares M.Andrea)! Ky që solli lekët rri në burg, ai që i mori leket i lirë! Plaku i shkret Cabiri nuk kishte hëngër dreka e darka me gjyqtarët dhe as deputetet që dilte! Ja sistemi ynë i drejtesisë dhe këta palaço shtetare që per raste të tilla e mbyllin gojën! #te_fala_Vettingut# #Drejtesia_që_sduam#”, shprehet Vezaj. (J.V/Shuplaka)