“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton ideolizohen, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë i thartë”. Kështu e nis artikullin e saj, gazeta britanike, “Thetimes.co.uk”, kushtuar procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.
Media britanike i ka kushtuar një artikull të gjatë, fillimit të procesit ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.
Artikulli i cili i dedikohet ish-drejtuesit politik të UÇK-së, e më vonë pas çlirimit, President e Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, i cili mbahet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, së bashku edhe me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, rikujton gjithë këtë situatë, e cila paradoksalisht fillon me intervenimin e NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999.
Autori i artikullit, gazetari Matthew Campbell, rikujton se bombardimet ishin të definuara si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.