Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar vetëm pak minuta më parë ka nisur gjyqi për çështjen “Veliera” në Durrës. Në këtë senacë gjyqësore paditësja është “Zyra Qytetare për mbrojtjen e Mjedisit”.
Bashkia e Durrësit kërkon ndryshim projekti, mirëpo Gjykata ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e bashkisë për heqjen e sekuestros preventive.
Sipas Gjykatës, duhet caktuar një grup ekspertësh, në bashkëpunim me shoqërinë civile. Kështu, sipas këtij vendimi të gjykatës, punimet do vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Ambientalisti Sazan Guri, lidhur me vendimin e Gjykatës është shprehur: Ky është dinjiteti i gjyqësorit që qytetarët të jetojnë të lumtur në këtë vend.
Sjellim në vëmendje që dy ditë më parë nuk u mor asnjë vendim dhe u vendos që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 29 shtator, pra këtë të premte.
“Shuplaka” mësoi se ky vendim për shtyrjen u mor me motivacionin për ta njohur më mirë çështjen. Gjyqtarët kërkuan kohë të njihen me çështjen më të njohur mediatike, “Velierën” e cila prej muajsh është trajtuar shumë edhe mediatikisht.
I panishëm në seancën gjyqësore, të mërkurën ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Sazan Guri i cili deklaroi se Ministrja e Kulturës është e përfshirë në zallamahinë e krijuar. Sipas tij politika po ndikon në vendimet e drejtësisë. Ndërsa avokatja Mirela Jorgo e quajti të padrejtë këtë shtyrje pasi sipas saj lë vend për kompromis.
Po kështu mësohet se Bashkia e Durrësit ka kërkuar nga ana e saj heqjen e masës së sekustros për projektin në fjalë .
Kujtojmë që çështja “Veliera” është tashmë për gjykim ku shoqëria civile, bashkia Durrës, Ministria e Kulturës dhe firma ndërtuese kanë paraqitur dokumentat me pretendimet e tyre për vazhdimin apo jo të punimeve në këtë zonë.
Prej disa muajsh një debat i madh është nisur për çështjen “Veliera” pasi pretendohet se po shkatërohen dhe po ndërtohet mbi objektet arkeologjike në këtë zonë nga Bashkia e Durrësit. Nuk kanë qenë të pakta edhe protestat nga shoqëria civile.
Po ashtu sipas avokates Mirela Jorgo “Gjykata e rrethit Durres vendosi refuzimin e kerkeses se Bashkise Durres per heqjen e mases se sekuestros preventive. U la detyre prokurorise te ndjeke ceshtjen me ekspert qe jane te zgjedhur nga lista si Gjergj Frasheri, Iris Pojani. Nderkohe u propozua edhe per ekspert privat . Pyetja dhe meraku qe kam ,
ne menyre qe ceshtja Veliera mos te deshtoje si ceshtja e Parkut te Liqeni per shkak te ketyre palo ekspertesh privat, me cfare kriteresh do te zgjidhen dhe a mund te behet ndonje pisllik”, sghkruan ajo. (J.V/Shuplaka)