02:46 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjyqi për Emiljano Shullazin, çfarë dëshmuan dy ish-avokatët e tij

13:05 | 06/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqi për Emiljano Shullazin, çfarë dëshmuan dy ish-avokatët e tij

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e rradhës kundër Emiljano Shullazit.

Ndërkohë në cilësin e dëshmitarit kanë qenë dy ish-avokatët e tij Nexhdet Kambo dhe Alban Qafo.

Arrestimi i Shullazit u bë në 16 prill 2017 dhe gjatë hetimeve paraprake dhe seancën për masën e sigurisë, avokatë të Shullazit kanë qenë pikërisht Kambo dhe Qafo.

Nexhdet Kambo u shpreh gjatë dëshmisë se teksa takonte Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë bbiznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj se nëse nuk dëshmon kundër Shullazit, do arrestohej edhe ai. 

“Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal”, ka thënë Kambo. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga avokati tjetër, Alban Qafo.  

Një tjetër dëshmi është ajo e biznesmenit Sinan Topi i cili ka deklaruar se ka njohje me Ylvi Beqajn, i cili sipas tij i ka marrë 180 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më. Seancën e kësaj të enjte te Krimet e Rënda, ka munguar dëshmitari Jani Zaka i cili ndodhet prej dy vitesh në arrati. 

Dëshmitë te Krimet e Rënda

Avokati Kambo: Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjatë seancës së masave. Beqaj me deklaroi se Shullazin e kishte mik se e kishte ndihmuar për regjistrimin e hotel Vollgës si pronë.

E kam takuar disa herë pasi më vinte në zyrë. Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal.

Avokati Kambo: Ylvi Beqaj më përmendi dhe një emër Zamir Hasa si person që e kishte kërcënuar. Të njëjtën dëshmi dha dhe avokati Alban Qafa.

Avokati Alban Qafo: Aprovoj ato që deklaroi avokat Kambo. 

Avokati Kambo: Ylvi Beqaj më kërkoi që t’i them çunave se Ylviu do lekë pasi do ik jashtë vendit se ka frikë për jetën. Më kërkoi borxh dhe mua por e përzura dhe nga ai moment s’kam më kontakt.

Sinan Topi: Ylvi Beqaj më ka marrë 180 mijë euro borxh dhe ende s’mi ka kthyer. Ai më ka mashtruar. Unë kam qenë me Beqajn ke Hipoteka e Durrësit. Kam fshirë me rezervë të kuqe mbivendosjen e pronës dhe kam regjistru emrin e Ylvi Beqajt. Ai me premtoi se do më jepte 250 mijë euro pasi të regjistronte Hotel Vollgën, po prej dy vitesh s’më ka kthyer asnjë lek.

Prokurorja Elisabeta Imeraj pyetje avokatit Kambo: Çfarë veprimesh ka bërë Shullazi në favor të Beqajt?

Avokati Kambo: Me sa më ka thënë Beqaj, do interesohej tek zyrat e shtetit dhe i ka mbrojtur jetën.  

Etiketa: Emiljano Shullazigjyqshullazi
Pas

Voltana Ademi llogari Ramës: Pse po na bllokon Planin e Përgjithshëm Vendor, e bën qëllimisht

Para

Dokumenti për zgjerimin e BE-së: Shqipëria të plotësoje kushtet, Mali i Zi dhe Serbia në 2025

Para
Dokumenti për zgjerimin e BE-së: Shqipëria të plotësoje kushtet, Mali i Zi dhe Serbia në 2025

Dokumenti për zgjerimin e BE-së: Shqipëria të plotësoje kushtet, Mali i Zi dhe Serbia në 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.