05:29 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyqi për padinë e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, kërkohet paraqitja e prokurores në gjykatë

14:35 | 31/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqi për padinë e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, kërkohet paraqitja e prokurores në gjykatë

Ka nisur sot seanca gjyqësore për padinë e Rovena Gashit ndaj kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Në këtë seancë Rovena Gashi, përfaqësohet nga avokati Çlirim Gjata, ndërsa Marku nga juristja Pranvera Gruda, por ajo që bie në sy është fakti se gjatë procesit mungon avokatura e shtetit.

Rovena Gashi paditi Arta Markun pasi u largua nga puna ku mbante postin si Drejtoreshë e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Në padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, Gashi pretendon se Kryeprokurorja e ka larguar nga detyra pa motiv.

Avokatja e kryeprokurores ka kërkuar rrëzimin e padisë, pasi sipas saj është e pabazuar në prova dhe nuk eshte shkelur ligji.

“Nuk është shkelur asnjë ligj. Informacioni që Rovena Gashi çoi në KQZ për dy deputetet Aqif Rakipin dhe Gledion Rahovica pa u konsultuar me prokuroren Arta Marku solli edhe lirimin nga detyra te Rovena Gashit. Kjo i është komunikuar verbalisht Gashit”, ka thënë avokatja e kryeprokurores.

Por avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata tha se nuk është zbatuar procedura për lirimin nga detyra dhe është kërkuar të dëshmojë në gjyq vetë kryeprokurorja Arta Marku.

“Problemi qëndron se cilat janë kompetencat e kësaj kryeprokuroreje. Çështja e procedurës rezulton se nuk është zbatuar. U tha se është njoftuar verbalisht për shkarkimin dhe kjo është e paqartë. Pra për herë të parë u tha sot motivacioni se pse u lirua nga detyra Rovena Gashi, pra për shkak se dërgoi emrat në KQZ për dy deputetë për t’u hequr mandati se preken nga dekiminalizimi. Ne kemi bërë një kërkesë që duhet të vijë vetë kryeprokurorja që të sqarojë dhe të përballet vetë se çfarë ka bërë. Lirimi nga detyra i Rovena Gashit është i paligjshëm”- tha avokati Gjata.

Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet në 13 shkurt.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: arta markupadiRovena Gashi
Pas

”Nismë klienteliste, bibliotekat do ju jepeshin OJF-ve”, PD dhe LSI bllokojnë Veliajn

Para

”Profesori”, kush është 46 vjeçari që u arrestua sot. Babanë biznesmen ia morën peng në ’98-tën

Para
Vrau me sëpatë 50-vjeçarin në Librazhd, kapet në pyll autori

''Profesori", kush është 46 vjeçari që u arrestua sot. Babanë biznesmen ia morën peng në '98-tën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.