Në seancën e radhës për çështjen “Sterilizimi”, i pandehuri Ilir Beqaj, ish-ministëri Shëndetësisë, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, të cilin ai e cilëson si provë pafajësie.
Beqaj deklaroi se vendimi nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, ndonëse e kishte kërkuar disa herë, por më pas e siguroi përmes Kuvendit, ku dokumenti ishte dërguar si pjesë e materialeve për komisionin hetimor.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar kalimin për gjykim të çështjes duke theksuar akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” për Beqajn, Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn. Prokurori Edvin Kondili deklaroi se ndjekësit e çështjes janë në përputhje me vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të seancës paraprake.