08:09 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Gjyqtari i Tiranës tregon përjetimin e tij: Çfarë më tha ambasada e SHBA-së për refuzimin e vizës

22:56 | 02/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqtari i Tiranës tregon përjetimin e tij: Çfarë më tha ambasada e SHBA-së për refuzimin e vizës

Pas kryeprokurorit Adriatik Llalla,  gjyqtari i Shkallës së Parë të Tiranës, Artan Lazaj, është ndër të parët mes atyre që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “Listën e zezë”, i cili ka folur live për çështjen e revokimit të vizave nga ambasada amerikane.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Lazaj foli për përvojën e tij personale sesi e mori vesh që nuk i lejohej më të hynte në SHBA.

“Lajmin e mësova ditën e enjte. Të mërkurën u telefonova nga Ambasada Amerikane dhe më thanë se më kërkoi konsulli një takim. Kujtoja se do të flitej për reformën në drejtëi me konsullin, por u përballa me një nëpunës, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Ajo listë është shumë më e gjatë. Janë mbi 70 mesa di unë. Më kërkuan pasaportën dhe pas disa minutave ma kthyen dhe më thanë që viza është refuzuar me shkakun kemi disa informacione”, tha Lazaj.

Ndërkohë gjyqtari tha se kishte udhëtuar vetëm dy herë në SHBA, por herën e tretë që kishte tentuar ta bënte sërish, atij i ishte anuluar viza.

 “Do të ishte hera e tretë që do të udhëtoja në Amerikë. Mua më anuluan vizën, familjes jo. Çudia ime janë arsyet se të fton konsulli dhe të pret nëpunësi i thjeshtë i ambasadës dhe mënyra joetike e të sjellurit”, tha ai.

Sakaq, Lazaj tha se nuk i kuptonte arsyet e revokimit të kësaj vize, pasi ai nuk ka bërë ndonjë shkelje.

 “Unë nuk e shoh veten tek ato shkaqet që thotë Ambasada Amerikane për refuzimin e vizave. Nuk di të kem ndonjë shkelje në detyre për 23 vite gjyqtar. Nuk kam asnjë masë disiplinore ndaj meje”, deklaroi Lazaj.

Sipas gjyqtarit Lazajt, janë të tjerë kolegë të tij që nuk e meritojnë të jenë në sistemin e drejtësisë.

“Nuk duhet të ngatërrohen të gjithë, jo të futen të gjithë në një thes. Shoqëria jonë është një shoqëri e sëmurë, si gazetaria, qeverisja qendrore, vendore, mjekësia e të tjera. Drejtësia është fundi i hallkës, ku përplasen të gjitha problematikat e këtij vendi, por është pjesa më e rëndësishme. Ka nga ata kolegë që e meritojnë të mos jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, pastaj nëse duhet të jenë të vlefshëm për viza në Amerikë, këtë se vendos unë. Ka të paaftë, ka të korruptuar, por një pjesë e shëndoshë e sistemit është goxha e ndershme dhe profesioniste”, tha gjyqtari. (D.D/Shuplaka)

lazaj2

Etiketa: gjyqtarilazajshba
Pas

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi “ndahen” për Manjanin, si kanë votuar ata për shkarkimin e ish-ministrit

Para

Dy ish-konkurrentët e Big Brother “in love”:Deri në pafundësi e më tej

Para
Dy ish-konkurrentët e Big Brother “in love”:Deri në pafundësi e më tej

Dy ish-konkurrentët e Big Brother “in love”:Deri në pafundësi e më tej

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.