Ka përfunduar seanca e parë në Komisionin e Pavarur të Kualfikimit për Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.
Që në nisje të seancës Selimi ka kërkuar që të ndërpritet seanca pasi sipas tij Top Channel ka publikuar dje informacione të marra nga KPK dhe në kundërshtim me ligjin.
Selimi është shprehur në KPK: Kërkoj të pezullohet seanca.Të zbulohen të dhënat që kanë dale në televizionin top channel që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore. Do i drejtohem me një shkresë edhe ONM për nxjerrjen e sekretit hetimor ndaj KPK. Janë të dhëna që i janë shitur këtij televizioni, të dhëna që nuk i kam as unë.
Selimi ka thënë më tej se me televizonin që ka pasqyruar të dhënat e dala në media ka konflikt ë hapur interesi me administatorin e tij për shkak të një gjyqi që ka me ta. Kujtojmë se Selimi është gjyqtari që do të vendosë lidhur me pronësinë e Top Channel.
Ndërkohë trupa gjykuese ka refuzuar kërkesën e Selimit, ndërsa relatorja e çështjes është shprehur se sipas DSIK ka dyshime që Selimi ka pasur marrëdhënie me persona të dyshuar si pjesë e organizatave kriminale.
KPK: Administruam një provë nga ONM, ku qeveritë e huaja sjellin informacion konfidencial se Selimi është përfshirë në kontakte të papërshtshme.
Sipas DSIK gjyqtari Shkëlzen Selimi është i papërshtatshëm, pasi dyshohet se ka informacione për dyshime dhe kontakte të papërshtatshme.
Sipas DSIK janë ngritur dyshime se Selimi ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me shtetasin Fero Dervishaj, i cili ka problem me policinë.
Seanca për Selimin është mbyllur dhe vendimi pritet të jepet të hënën në orën 09:30.
(E.K/FAXWEB.AL)