04:51 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyqtarja ”djeg skenën” në lokalin e trafikantit të kokainës ku këndonte GENA, lidhja e tij me Suel Çelën dhe pafajësia që mori ”i forti” i Elbasanit. Çfarë shkruante “Daily Mail”

17:49 | 22/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqtarja ”djeg skenën” në lokalin e trafikantit të kokainës ku këndonte GENA, lidhja e tij me Suel Çelën dhe pafajësia që mori ”i forti” i Elbasanit. Çfarë shkruante “Daily Mail”

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, duket se është një adhuruese e këngëtarit të njohur, Gena, aq sa ka shkuar për të ndjekur muzikën e tij live në një lokal të një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan, më konkretisht shtetasit Klodjan Çopja.

Ky i fundit, ka qenë subjekt i OFL-së dhe një nga miqtë e afërt të Suel Çelës, i cili nga ana e tij është një personazh i njohur i lajmeve të kronikës së zezë në Elbasan.

Çela më 27 shtator të vitit 2006 në lagjen “5 Maji” në Elbasan dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Roland Musta dhe si pasojë e goditjeve ai ka vdekur pak më pas në spital. Pavarësisht pretendimeve të prokurorisë për fajësinë e tij, ka qenë pikërisht gjyqtarja Fetahu ajo që e ka shpallur atë të pafajshëm.

Më pas Çela do të përfshihej dhe në incidente të tjera në Elbasan, përfshirë përplasjen me punonjësit e policisë në tregun ushqimor të qytetit.

Sa i takon lokalit ku gjyqtarja shihet në skenë duke vallëzuar, ai i përket ligjërisht Çopjes, i cili ka qenë i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në Britaninë e Madhe, dhe disa kohë më parë ishte subjekt i OFL-së ku do të duhej që të deklaronte pasurinë.

Pak kohë më parë, Daily Mail do ti bënte jehonë barit në fjalë, ku thuhej se pronari i tij, lëviz me ferrari në qytetin e Elbasanit.

“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.

Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja”, shkruante Daily Mail. (LEXO LAJMIN E PLOTE) 

Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Faxweb.al, qëndrimi në zonën e skenës ka qenë 10 mijë lekë të reja, e ndoshta gjyqtarja Fetahu e ka pasur falas hyrjen në të.

Ky rast i Fetahut, në dukje një shkujdesje pas një viti të gjatë izolimi e pandemie, në fakt vjen pak javë pas rastit të gjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila shërbente po ashtu në Elbasan, dhe është pezulluar nga detyra për shkak të videove që postonte në rrjetet sociale.

E duket se nuk është e vetmja, në Elbasanin ku ndërthuren krimi dhe droga, sistemi i drejtësisë duket se kërkon një shkundje të fortë, në mënyrë që të veprojë, e të frikësojë dhe ata që lëvizin lirisht në qytet, edhe pse me precedentë të theksuar kriminalë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: klodjan copjaPajtime Fetahu
Pas

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese cakton relatorin e çështjes që do shqyrtojë vendimin e Parlamentit

Para

Nuk është më sekret: Cristiano Ronaldo ka zhytur në borxh Juventusin, bardhezinjtë 360 milionë euro gropë

Para
Nuk është më sekret: Cristiano Ronaldo ka zhytur në borxh Juventusin, bardhezinjtë 360 milionë euro gropë

Nuk është më sekret: Cristiano Ronaldo ka zhytur në borxh Juventusin, bardhezinjtë 360 milionë euro gropë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.