Në futbollin e meshkujve shumë rrallë shihen arbitra femra dhe natyrisht vëmendja mediatike është e madhe. Nëse gjyqtarja është aq e bukur sa braziliania Fernanda Colombo, natyrisht që vëmendja është e shumëfishtë, edhe nga tifozët.
Colombo, që tani ka zgjedhur të bëjë gazetaren, ditët e fundit drejtoi një ndeshje mes yjeve të futbollit ekuadoren, ndërsa dhuroi edhe një moment gazmor, duke nxjerrë shaminë në vend të kartonit, skenë e parë shpesh këto javët e fundit.
We need to start a petition to get Brazilian referee Fernanda Colombo a job as a referee in the Premier League. pic.twitter.com/PSYEdTMvew
— Footy Humour (@FootyHumour) July 1, 2019
30-vjeçarja, megjithatë, ka edhe probleme për shkak të famës së saj, sepse në Instagram ka postuar një e-mail ku denoncon ofertën për të punuar si eskort, që praktikisht është një prostitutë luksi, sepse nuk paguhet vetëm për seks, por edhe për të shoqëruar meshkujt nëpër restorante e evente, si dhe për të biseduar me ta.
“Kohët e fundit kam marrë një e-mail me një propozim imoral, që më ka bërë të ndihem si m*t. Gjithçka dua është të bëj atë që dua më shumë, domethënë të merrem me futboll dhe gazetari”.
Discussion about this post