22:40 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyshi i djalit që vrau 16-vjeçarin mesazh fqinjëve: Dhimbja si të ishte i yni, frikë nga hakmarrja

15:00 | 03/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyshi i djalit që vrau 16-vjeçarin mesazh fqinjëve: Dhimbja si të ishte i yni, frikë nga hakmarrja

Gjyshi i 17-vjeçarit Devi Lala, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Anxhelo Gjakozaj, shprehet se familja dënon ashpër veprimin e adoleshentit.

Duke theksuar se nuk e dinë shkakun e konfliktit që rezultoi fatal për 16-vjeçarin, Frrok Lala shprehet se familja e tij ndjen të njëjtën dhimbje me familjen e adoleshentit të vrarë.

“Jemi shumë të indinjuar, dënojmë ashpër veprimin e nipit tonë. Iu kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre. Nuk kemi dijeni se përse janë zënë djemtë. Ndjejmë të njëjtën dhimbje si prindërit e viktimës, pavarësisht se arkimorti është në familjen e tyre”,- shprehet i moshuari.

Për Frrok Lalën, nipi nuk e ka mbështetjen e familjes dhe duhet të marrë dënimin e duhur nga drejtësia.

“I kemi kërkuar falje dhe u kërkojmë edhe falje publike për veprimin e nipit tonë. Nuk e mbështesim nipin, duam të marrë dënimin e merituar nga drejtësia”,- thotë ai.

Në Spitallë të Durrësit, familja Lala nga Sukthi jeton shumë pranë familjes Gjakozaj nga Oroshi i Mirditës. Deri mesditën e djeshme fqinjë të mirë, ndërsa sot një ditë pasi djali 17-vjeçar i Lalajve, Devi Lala qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëmoshatarit të tij Angjelo Gjakozaj, ata janë kyçur në shtëpi.

Një makinë policie qëndron në lagje dhe po mban nën mbikëqyrje dy familjet, për të mos lejuar ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: devi lala
Pas

Fieri mban homazhe për humbjen e Agur Vernozit, merr pjesë ministri Klosi: Baba shembullor (VIDEO)

Para

Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare (FOTO)

Para
Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare (FOTO)

Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.