04:45 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Gjyshi ka jetuar deri në 110 vjeç”, Meta tregon kur do ikte përgjithmonë nga politika

22:30 | 11/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjyshi ka jetuar deri në 110 vjeç”, Meta tregon kur do ikte përgjithmonë nga politika

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka treguar sonte në Top Story se kur do ta linte përfundimisht politikën. Ai u shpreh se në momentin kur Shqipëria do të drejtohet nga të rinjtë me prirje europiane dhe larg retorikave konfliktuale ai do të ishte i gatshëm të braktisë skenën politike shqiptare. Kjo pasi sipas tij, roli i tij në politikë ka qenë përgjegjshmëria.

Pjesë nga fjala e Metës:

Nuk është një lamtumirë por një mirupafshim. LSI ka kauzë t’i shërbejë stabilitetit politik.

Absolutisht që LSI mund të jetë forcë e parë. LSI ekziston në çdo familjen shqiptare. Të them me bindje të plotë, do të jetë një kryetar më i mirë Vasili se Ilir Meta, kam besim të plotë te drejtimi i tij, është figura më e sprovuar gjatë këtyre viteve. Ka të gjitha pjekuritë, ka integritet dhe personalitet të plotë, nuk tundohet nga pushteti dhe interesat.  Me gjithë këto elementë pozitvë që ka do të ketë rezultat dhe unë nuk do jem xheloz. Ka ardhur momenti që kjo forcë politike që kjo forcë politike të tregojë të gjithë potencialin e saj.

Objektiv kryesor duhet të jetë për LSI të jetë një shembull për një fushatë larg denigrimeve, larg retorikave helmuese, jam i sigurt që do të jetë shumë pozitive, të rinjtë tanë janë shumë prezentë.

Besoj se edhe duke qenë kryetar i LSI i kam shërbyer vendit, unë nuk mund të bëhem hipokrit të them që pas 24 korrikut nuk do të jem socialist, në 24 korrik fillon një jetë krejt e re për mua. Nuk e përjetoj si një mbyllje karriere.

Do të isha larguar nga politika nëse Shqipëria do  të ishte një vend i qetë.

Unë kam qenë kryeministër në moshë të re, nuk ka ekzistuar një garë që unë të bëhem kryeministër, Ramës i kam dhënë mbështetje, do t’i jap mbështetje, ai ka përgjegjësinë më të madhe për atë që do të ndodhë.

Unë nëse Shqipëria do të drejtohej nga të rinj dhe të reja europianë unë do kisha ikur që dje nga jeta politke, ka qenë  një jetë shumë e vështirë për mua. Natyrisht që ikja ime është si ajo kur ikën kur fëijët rriten, ekzistenca ime në politikie është përgjeshmëri. Unë mund të kem bërë shumë gabime, mund të kem shumë mangësi.

Jam i ri, gjyshi ka jetuar deri në 110 vjeç. Por ëndrra ime është që këta të rinj të drejtojnë Shqipërinë, do të isha shumë i qetë.

Presidentin Nishani  e vlerësoj , ka qenë mjaft korrekt, mjaft njerëor, shoqëror, modest, më telefonoi dhe  më uroi për zgjedhjen si president. E vlerësoj pa dyshim këtë sjellje mjaft institucionale.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

“35 milion euro i kushtoi pazari për President!”, Meta i përgjigjet Bashës: Dervishaj donte të dilte në rrugë t’i kthehej, unë e ndalova

Para

Videoskandali për trukimin e ndeshjeve, zbardhet biseda e plotë. Çaushi përmend emrin e Gjicit kur i ofron para Vilës

Para
Videoskandali për trukimin e ndeshjeve, zbardhet biseda e plotë. Çaushi përmend emrin e Gjicit kur i ofron para Vilës

Videoskandali për trukimin e ndeshjeve, zbardhet biseda e plotë. Çaushi përmend emrin e Gjicit kur i ofron para Vilës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.