Një e moshuar britanike ishte rekrutuar nga trafikantë shqiptarë për të dërguar njerëz nga Franca drejt Anglisë, ndërsa me shumë gjas do ti kalojë festat e fundvitit në burg.
Jackie Ëillis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës ndërsa rrugëtimi i tyre nuk shkoi sipas planeve.
“Daily Mail” raporton se një trafikant kishte takuar Jackie Ëillis duke i ofruar 3.000 paund për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.
Ajo punonte si menaxhere për kompaninë Aramark. Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se Ëillis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët.
\