Më shumë se 500 mijë vdekje të parakohshme shkaktohen çdo vit nga ndotja e ajrit, bën të ditur Agjencia e Evropiane e Mjedisit. Raporti i saj nxjerr në pah nivelet e ndotjes, e cila po përmirësohet ngadalë nga vendet e BE-së, të cilat mbeten më të larta se standartet e BE-së dhe të OBSH-së.
“Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet shumë e lartë“, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit. Gjetjet bazohen në të dhënat e vitit 2015 nga më shumë se 2,500 vende. “Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet”, tha kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post