Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është zbuluar në Jug të vendit. Në Piqeras të Himarës brenda në dhomën e një hoteli është sekuestruar 422 kilogramë drogë e dyshuar si kanabis.
Paraprakisht mësohet se droga është në pronësi të Dhimitër Qendro 54-vjeç, i cili është dhe administrator i hotelit.
DETAJET:
Policia finalizon një tjetër operacion antidroge, të koduar ”HOTEL ROOM”, ku u sekuestruan 422 kg e 300 gram lëndë narkotike kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik në fshatin Piqeras. Operacioni nga Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit Himarë.
Strukturat e Hetimit të Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të shtetasit Dh.Q., në fshatin Piqeras, kanë konsatuar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krëhër.
Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe të armës së zjarrit, shtetasin :
Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras,Himarë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë.
Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)