Është luajtur mbrëmjen e sotme gjysmë finalja e Champion league mes Liverpool dhe Barcelona.
Duket se ndeshja po shkon drejt fundit, ndërsa Liverpool është në avantazh ndaj katalanasve me rezultatin 4-0.
Ndeshja është luajtur në stadiumin “Anfield Road”.
Dy skuadrat kanë pasur formacione të mirë menduar, ndërkohë që tek Liverpool ka luajtur dhe futbollisti shqiptar Shaqiri.
Liverpul: Alison; Aleksander Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Fabinjo, Milner, Henderson; Shaqiri, Origi, Mané. Trajner: Jurgen Klop
Barcelona: Ter Shtegen; Serxhi Roberto, Pike, Lengle, Zhordi Alba; Vidal, Buskets, Rakitiç; Mesi, Suarez, Kutinjo. Trajner: Ernesto Valverde