Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i drejtorit të policisë së Shtetit u bë nga vetë kryeministri Edi Rama për shkak se Nani nuk ruajti balancat e caktuara.
Mes të tjerash, Hoxha tha se reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë kishte treguar se nuk ishin aspak dakord me shkarkimin e Nanos. Sipas gazetarit, Gledis Nano u emërua politikisht dhe po në atë mënyrë u shkarkua.
“Gledis Nano u zgjodh politikisht dhe u shkarkua po politkisht dhe përplasja e tij ka qenë me kryeministrin sepe ky e heq drejtorin. Ne e dimë se çfarë kryeministri kemi. Në rastin konkret Nano nuk ka marrë përsipër të ruajë balancat që ja përcaktuan dhe u ndëshkua politikisht. Kjo gjë që u bë atëherë, duke marrë një njeri të pakompromentuar që kishte kontakte me aleatët kryesorë. Në momentin kur u largua besoj të gjithë e panë reagimin e ambasadës amerikane. Reagimi i ambasadës në mbrojtje të drejtorit të përgjithshëm që u shkarkua është thelbi i konfliktit”-tha Hoxha.