19:40 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Go Edi go”, gazetari ironizon me kryeministrin: Prostitucion fiskal, takso të varfërit, për të ndihmuar të pasurit

22:31 | 17/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Go Edi go”, gazetari ironizon me kryeministrin: Prostitucion fiskal, takso të varfërit, për të ndihmuar të pasurit

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar politikat fiskale të qeverisë Rama, konkretisht për faljen e taksave për hotelet dhe resorteve turistike.

Gazetari shkruan se kur e miratua falja e taksave për hotelet dhe resortet turistike u tha se kjo bëhet për të nxitur turizmin, ekonominë, punësimin.

“Por shumica e vilave në resortet që po mbijne si kerpudhat anekend brigjeve të Shqipërise po blihen nga të pasurit si shtëpi të dyta, të treta etj. Pa taksa. Se çfare përfiton turizmi nga fakti që një i pasur ble edhe një shtëpi tjetër në bregdet këte e di vetëm qeveria.”

Sipas tij privilegjet fiskale perfundojnë gjithmonë kështu, duke transferuar pasurinë nga të varfrit tek të pasurit.

“Një hallexhi taksohet 10 mijë euro për shtëpine ku do të strehojë familjen, ndërsa miliarderit qeveria i qeras shtëpinë e dytë dhe të tretë pa taksa.”

Postimi i plotë

Prostitucion fiskal
Kur nje qytetar i zakonshem, pas shume mundimesh, shkon te bleje nje shtepi 80 mije euro bashkia i thote stop. Paguaj edhe 6 400 euro takse infrastrukture per mua.

Por kur nje miliarder apo nje zyrtar i korruptuar blen shtepine e dyte, te trete apo te dhjete ne resortet bregdetare te Shqiperise, qeveria nuk i merr asnje leke takse infrastrukture. Kjo quhet shtepi strategjike, resorti quhet investim strategjik, ndersa ai qe e ka ndertuar biznesmen strategjik.

Ky eshte rezultati i reformes se famshme per nxitjen e turizmit qe qeveria trumbeton aq shume.

Kur e miratua falja e taksave per hotelet dhe resortet turistike u tha se kjo behet per te nxitur turizmin, ekonomine, punesimin. Por shumica e vilave ne resortet qe po mbijne si kerpudhat anekend brigjeve te Shqiperise po blihen nga te pasurit si shtepi te dyta, te treta etj. Pa taksa. Se cfare perfiton turizmi nga fakti qe nje i pasur ble edhe nje shtepi tjeter ne bregdet kete e di vetem qeveria.

Privilegjet fiskale perfundojne gjithmone keshtu, duke transferuar pasurine nga te varfrit tek te pasurit. Nje hallexhi taksohet 10 mije euro per shtepine ku do te strehoje familjen, ndersa miliarderit qeveria i qeras shtepine e dyte dhe te trete pa taksa. Ideatoret jane ata qe ndertojne resortet ne Lalz, Hamallaj, Radhime gjithandej.

Diku nga viti 30 amerikanet vune sekretar te thesarit nje supermiliarder, Andrew Mellon e quanin. Sa mori detyren Melloni uli taksat per te pasurit dhe ja u rriti hallexhinjve. I bene dhe poeme amerikanet;
Tax the people, tax with care
Tax to help the billionaire

Go Edi go. Perpara me reformat.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: edi ramaklodian tomorri
Pas

Sekuestrohen 112 kg drogë në Janinë, arrestohet trafikanti shqiptar

Para

Zjarr në një apartament në Tiranë, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Para
Zjarr në një apartament në Tiranë, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në një apartament në Tiranë, forca të shumta zjarrfikëse në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Pogradec/ Turistët holandezë kishin hyrë në liqen me kanoe, policia kufitare i nxjerr në breg me jet ski

“Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”, Rama: Shkelësit në listë të zezë

Lojtari i Milanit drejt kalimit te Besiktas, bisedime mes palëve

Policia e Kosovës gjen 2 raketahedhëse në Mitrovicën e Veriut

“Reforma e territorit, në dy faza “, Rama në takim me drejtuesit: Disa skuadra po punojnë paralelisht

Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë

Kompanitë franceze vendosin të fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Situatë e rëndë nga zjarri në aksin Kapshticë-Bilisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.