Grupi iranian “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike ndaj faqeve online të institucioneve shqiptare, nuk është mjaftuar me kaq.
Këtë herë ata kanë publikuar të dhënat e kartave të identitetit.
Bëhet fjalë për një dokument 1311 faqësh me të dhënat e 65614 shqiptarëve që përfshijnë numrin personal të ID, emër, mbiemër, vendin e lindjes dhe të banimit si edhe numrin e telefonit. Kjo nuk është hera e parë që të dhëna të ndjeshme dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë.
Discussion about this post