Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë një veturë e tipit Golf ka bërë aksident duke goditur 3 shtylla dhe pastaj është rrokullisur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.
“Rreth orës 17:45 ka ndodhur një vetaksident ku një automjet i tipit Golf duke mos përshtatur shpejtësinë ka goditur tri shtylla dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizenit”, ka deklaruar Osmanollaj.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/244632809874031/
Discussion about this post