Një 47-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Gramsh, pasi ka goditur me mjet të fortë motrënm e gruas së tij.
Personi i arrestuar është Guri Buzani, 47 vjeç , banues në fshatin “Bërsnik” , Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.
Buzani për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)