Një 57-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë për shkak se ka goditur me sende të forta nipin e tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:
N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje”.
(E.K/Faxweb.al)