Kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa ishte në takim me artistët ku dhe është prezantuar projekti ri për Teatrin Komëtar tha se godina ekzistuese do të shembet pasi është jashtë çdo standarti. Rama tha se do të ndërtohet një godinë e re sipas skemës së partneritetit publik-privat që sipas tij do ti japë një teatër model vendit.
Në lidhje me këtë temë në studion e ‘Fax News’ po diskutonin gazetari Artur Çani dhe regjizori Kastriot Çipi. Në një momet gazetari Çani bëri publik një mesazh të Fatos Lubonjës ku i shkruante se godina e Teatrit Kombëtar përçmohej edhe nga Enver Hoxha, siç ka përçmuar Stalini ndërtesat kostruktiviste. Sipas Lubonjës fatkeqësia është se enverizmi shkatërrues me moton historia fillon me mua tek ne vazhdon.
(B.H/Faxweb)