Godinat nr. 20 dhe 21 janë në Qytetin Studenti janë shpallur të pabanueshme pasi kanë pësuar dëme në strukturën e tyre. Studentëve rezidentë u është kërkuar të braktisin dhomat e tyre pasi janë kërcënim për jetën e tyre.
Ndërkohë po në qytetin studenti dy oxhaqe rrezikojnë të bjenë, pasi janë anuar, dhe mund të sillnin pasoja fatale për godinat përrreth.
Dje në një deklaratë për mediat, rektori Mynyr Koni njoftoi se procesi mësimor në Universitete do të nisë në datën 6 pasi duhet fillimisht një inspektim i disa godinave.
Ndiqni raportimin e gazetarit Sokol Dema: