Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasit L.K. dhe Xh.P., pasi në qytet, për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë.
Njoftimi i plotë
Më datë 13.02.2019, nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proçeduan shtetasit L.K. dhe Xh.P., pasi në qytet Lezhë, për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre ” Dëmtime të tjera me dashje” kryer në bashkëpunim”.