Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekë dhe drejtues të shërbimeve shëndetësore.
Ai ka deklaruar për mjekët se “është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal”, duke thënë se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re”.
Gjatë fjalës së tij Rama thotë që askush nuk mund të justifikojë cënimin e sigurisë fizike të mjekëve dhe se kjo gjë do ndryshojë shumë shpejt.
“Askush nuk mund të justifikojë cënimet e sigurisë fizike. Nuk mundet që cënimi i sigurisë fizike të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrë, godit policin për shkak të detyrës, godit godit godit… duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të këtij sistemit, për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit. Goditja për shkak të detyrës dënohet nga Kodi Penal.” u shpreh kryeministri.
Rama njoftoi mjekët se Minisitri i Drejtësisë është duke udhëhequr procesin e ndryshimit të Kodit Penal dhe se kush i kapërcën kufinjtë e ligjit do të hyjë në burg.
“Do bëjmë ndryshime në Kodin Penal. Minsitri e Drejtësisë është duke udhëhequr këtë proces dhe goditja për shaka të detyrës do të hy në një fazë të re pamundësie për të thënë jo po i ra, jo po nuk i ra, jo po ishte pa mëndje… po bëjmë gati ndërhyrjen për mos kapërcimin e vijave.” u shpreh Rama.
Në këtë takim Rama thotë që i ka ndjekur të gjitha rastet e dhunës ndaj mjekëve dhe se e gjitha kjo është një cështje shumë barbare, ku dhuna justifikohet si element i demokracisë.
“Kjo është barbari, që frymëzohet në një atmosferë ku dhuna duket si opsion demokratik, duke u komentuar dhe predikuar nga lloj lloj “kadrish” që shfaqen si opinionistë, analistë. Sot është momenti që t’i japim përgjigje këtij fenomeni në dy plane.
Çdo lloj dhune për shkak të detyrës do të marrë ndëshkime të ashpra, shumë të ashpra, të njëjtin proces po bëjmë me policinë e shtetit dhe me grupet e tjera të interesit. Bëmë tryeze me FSHF se aty është shfaqja ekzemplare e dhunës të pranuar kolektivisht si fatalitet e kështu me radhë” tha kryeministri.
(J.B/FAXWEB.AL)