05:30 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi, tre të proceduar dhe një i arrestuar në Durrës

11:03 | 29/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi, tre të proceduar dhe një i arrestuar në Durrës

Në portin e Durrësit janë goditur tre raste të paligjshmërive, ndërsa është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim.

Po ashtu është nisur procedim penal për 60-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 18,900 euro të padeklaruara .

Është proceduar edhe një  54-vjeçar nga Shkodra të cilit gjatë kontrollit në hyrje i janë gjetur 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë pa faturat përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi dhe kapet 1 shtetas që ishte në kërkim.

– Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 18 900 euro.

-Goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë.

-Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Sekuestrohen 1 pasaportë dhe 1 kartë ID.

Procedohen penalisht 3 shtetas, për këto raste.

-Gjithashtu, kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i akuzuar për vjedhje.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi. Për këto raste, DVKM Durrës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U.N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.

Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: paraporti
Pas

Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit Sterkaj, Unioni i Gjyqtarëve në mbështetje të tij

Para

ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug

Para
ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug

ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.