Janë shpallur në kërkim nga policia 3 persona në Bulqizë pasi akuzohen se kanosën me armë dhe goditën me qytën e pistoletës një 28-vjeçar.
DETAJE:
Personat e shpallur në kërkim janë: F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal Bulqizë , ( Person me rekorde kriminale), A(I). D (T), 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, E.D, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.
Ditën e djeshme këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të karburant “Kastrati” qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete 28-vjeçarin A.Sh, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.
A.Sh, ka deklaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ndodhur në datë 11.12.2017 në fshatin Peladhi, Bulqizë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Plagosje e lehtë, kryer në bashkpunim, dhe “Vetgjyqësia. (J.V/Faxweb)