17:53 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

13:31 | 06/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë vijon kontrollet intensive, bazuar edhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në pikat kufitare dhe zonat përreth.

1. Tentativë për kontrabandë me naftë në PKK Qafë Thanë

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet kufitare kaluan për kontroll të dytë një kamion të drejtuar nga shtetasi E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të detajuar në dy serbatorët e kamionit, u zbulua një sasi e konsiderueshme nafte e dyshuar si kontrabandë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Nafta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

2. Prerje e paligjshme pyjesh në zonën e Devollit

Gjatë patrullimit në terren, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës ndaluan në aksin rrugor “Miras–Bilisht”, shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll. Ai u kap duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore, e cila dyshohet se ishte prerë në mënyrë të paligjshme.

Ndaj tij nisi procedimi penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Automjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale për të dy rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Para

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Para
Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

 



Të Fundit

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.