16:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Goditet banda e drogës, shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë (EMRAT/VIDEO)

19:51 | 26/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditet banda e drogës, shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë (EMRAT/VIDEO)

Policia e Tiranës ka shkatërruar një bandë e cila trafikonte drogë në kryeqytet. Mësohet se janë arrestuar katër persona ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Të arrestuarit janë:

– Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë
-Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë
-Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
-Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

Personat në fjalë shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe janë arrestuar në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, i cili ka zgjatur për disa muaj me radhë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet me sukses operacioni “Përsëritësi”

Në pranga 4 shtetas.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë shpallen në kërkim

Sekuestrohen 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja

Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përsëritësi”, ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë

Xh. A., 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

  1. A., 19 vjeç, banues në Tiranë

K.P., 23 vjeç, banues në Tiranë

– Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

  1. S., 29 vjeç, banues në Tiranë
  2. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

– Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

– 3 automjete të markave të ndryshme.

– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: arrestimdrogetiranevideo
Pas

Goditet banda e drogës në Greqi, trafikuan më shumë se 650 kilogramë kanabis nga Shqipëria (FOTOT)

Para

Policia e Korçës publikon masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Para
Policia e Korçës publikon masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Policia e Korçës publikon masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Qafë Gjashtë, në terren forcat zjarrfikëse nga Saranda dhe bashkitë përreth

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.