Një bandë hajdutësh, që vepronte në qytetin e Milanos në Itali, është shkatërruar nga policia e vendit fqinj. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tre shqiptarë të moshave 23 dhe 32 vjeç janë arrestuar, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Njëri prej shqiptarëve kishte të regjistruar mbi 500 automjete, të cilat janë përdorur për të kryer vjedhje dhe grabitje në rrethinat e Milanos dhe në provincën e Pavias, shkruan agjencia e lajmeve “Ansa”.
Grupi kriminal u kap më 9 dhjetor në afërsi të San Donato Milanese pas një ndjekje të gjatë dhe “lufte” me agjentët e policisë.
Gjatë aksionit, makina e tyre u përplas me makinën e policisë dhe më pas humbi një rrotë, ndërsa shqiptarët u përpoqën të iknin në këmbë.