Policia hollandeze ka goditur një rrjet trafikimi shqiptarësh drejt Britanisë. Mediat vendase shkruajnë se për herë të parë si mjet për transportin e klandestinëve do të përdorej një avion, pasi deri tani mënyra e trafikimit të emigrantëve të Britanisë ka qenë me kamiona ose anije.
Mësohet se ishin 14 klandestinë shqiptarë të cilët tentuan të kalojnë nga Holanda drejt Britanisë së Madhe me avion. Lidhur me këtë ngjarje në prangat e policisë kanë rënë 9 persona, ndër të cilët 5 shqiptarë. 9 personat e ndaluar janë të moshës 29 deri 62 vjeç.
Dy prej tyre janë pilotë, shtetas britanikë, dy shoferë holandezë, ndërsa 5 personat e tjerë janë shqiptarë, ndërsa kreu i këtij grupi ishte gjithashtu një shtetas shqiptar.
Mediat holandeze shkruajnë se tentativa e trafikimit të 14 klandestinëve u dekonspirua pasi në kufi me Belgjikën u ndaluan dy furgona me grupin e 14 shqiptarëve. Për më tepër, skuadrat e vëzhgimit të Policisë Holandeze piketuan dhe dy pilotët në një aeroport rajonal, të cilët ishin në pritje të shqiptarëve për t’i trafikuar. Kështu për policët nuk ishte e vështirë të kuptonin se dicka e jashtëligjshme po ndodhte. (D.D/Shuplaka)