Në shtetin grek janë sekestruar 210 kilogramë drogë në sajë të dy operacioneve. Është goditur grupi kriminal i linjës Shqipëri-Greqi-Europë Perëndimore që trafikonte drogë. Operacioni i zhvilluar në Pire u arrestuan nga një shqiptaer dhe dy grekë. Dy grekët ishin përgjegjës për magazinimin e drogës.
Në pranga një 40-vjeçar shqiptar, dy të rinj grekë 18 dhe 28 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek, 45 vjeç.
Në kuadër të operacionit, policia e vendit fqinj kas sekuestruar 210 kg e 370 gramë marijuanë, 2 automjete, 1 kamion për transport ndërkombëtar, 4 celularë, dhe 215 euro.
Mësohet se 40-vjecari shqiptar ishte përgjegjës për transportin e drogës nga kufiri Shqipëri-Greqi deri në Katerini, në vendin fqinj.
Shtetasi grek 45-vjeçar, i shpallur në kërkim, mësohet se ishte përgjegjës për trafikimin e drogës drejt Europës Perëndimore me kamionin e transportit ndërkombëtar.
(J.V/Shuplaka)