12:59 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Goditet banda e vjedhjes së makinave në Yzberisht! 3 të arrestuar, një në kërkim e një tjetër nën hetim!

12:39 | 01/11/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditet banda e vjedhjes së makinave në Yzberisht! 3 të arrestuar, një në kërkim e një tjetër nën hetim!

Një grup që vidhte makina në kryeqytet u godit nga Policia e Tiranës ditën e sotme. Aktiviteti kriminal bëhej kryesisht në zonën e Yzberishtit, kurse operacioni ka marrë emrin e koduar “GLK”, teksa ndau edhe pamjet e vjedhjes, të filmuara nga një kamera sigurie.

Policia bëri me dije sot (1 Nëntor) se ka arrestuar 3 persona të dyshuar, një e shpalli në kërkim, kurse një tjetër po hetohet për moskallëzim krimi. Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së fundit të një automjeti. Aksioni u krye nga Komisariati nr. 6 në Kombinat. Të arrestuarit janë shtetasit; Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “vjedhja”.

“Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.”, njoftoi policia.  Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 tetor 2024, Ambri Taga, 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Bashkëpunëtori Arlindo Taga, 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu, ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka pasur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente”, sqaroi policia. Dosja për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohet edhe për krime të tjera të ngjashme të këtij grupi.

Etiketa: policia e tiranesyzberisht
Pas

Luan Baçi flet pas daljes nga SPAK: Çështja është hetuar njëherë

Para

Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës

Para
Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës

Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.