Një 21 vjeçarë shqiptarë u godit disa herë me thikë në një sulm në Scandiano të Italisë. Aldi Shpijati, me profesion futbollist pësoi disa plagë dhe ju nënshtrua një operacioni urgjent në Santa Maria Nuova.
Në sherrin e ndodhur në një parking, ka mbetur i plagosur edhe 21-vjeçari, i cili është ende në gjendje të rëndë për jetën.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e dielë, ku dy persona kanë goditur me thikë në gjoks futbollistin. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka kryer dy operacione. Shpijati luan si sulmues me ekipin e Arçetanas, ndërsa policia po heton edhe për shkaqet.
Dy persona janë të dyshuar për ngjarjen një 30 vjeçar dhe një 36 vjeçar, të cilët nuk janë arrestuar dot në flagrancë.
(M.Q/Faxweb)