11:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Goditet grupi i strukturuar kriminal, arrestohen 3 persona (DETAJE)

12:20 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti për pronën, 72-vjeçari bën për spital të vëllanë

Një tjetër rrjet i organizuar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua ditën e sotme nga policia shqiptare dhe italiane.

Mësohet se një shtetas shqiptar është arrestuar në Durrës, dhe në Itali janë arrestuar dy shtetas italianë.
Shtetasi shqiptar i ndaluar në Durrës është 30-vjeçari E.M, dhe për shkak të aktivitetit kriminal të kryer në Itali, ai pritet të ekstradohet për llogari të drejtësisë italiane.
Njoftimi zyrtar: 
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane.

Operacioni në të njëtjën orë në Itali dhe në Shqipëri.

Arrestohet në Durrës një shtetas shqiptar dhe arrestohen në Itali dy shtetas italianë.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, autoriteteve policore italiane dhe misionit INTERFORZA, u zhvillua operacioni i përbashkët policor i koduar “Transportuesi 2018”.

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit edhe këtë herë tregoi profesionalizëm dhe vendosmëri për të bashkëpunuar me partnerët në luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe terroizmit.

Pas

Policia përdori si ‘karrem’ të vëllanë për të arritur te Tesi Basho, i rrezikshmi i Selenicës refuzon të paraqitet në Gjykatë, lihet në burg

Para

Largohet nga detyra kreu i Doganave, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Para
Largohet nga detyra kreu i Doganave, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Largohet nga detyra kreu i Doganave, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Itali! Vajza 2 vjeçe vdes duke ngrënë qershi, ngjarja në sy të prindërve

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.