Greqi, goditet grupi shqiptaro-grek i trafikut të heroinës. Sekuestrohen 28 kg 708.5 gram heroinë. Operacioni nga policia e Athinës, Selanikut dhe roja bregdetare.
Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë. Heroina sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria. Eshtë arrestuar kreu i grupit, shqiptar 32-vjeç. Është arrestuar një shqiptar 34-vjeç dhe nje vajzë greke 29-vjeç.
Sekuestrohen 59 pako me 28 kg 708.5 gram heroinë, 5 kg 180 gram përzires, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako të vogla me 90.1 gram heroine, 4600 euro. Gjatë kontrolleve është arrestuar dhe nje tjeter shqiptar 32-vjec. Ndaj 32-vjecarit dhe 29-vjecares ekzistonin urdhera arresti nga Prokurori i Athines per pjesemarrje ne organizate kriminale trafiku droge.
(E.K/FAXËEB)