Policia e Shteti ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një operacion në kuadër të luftës kundër kriminalitetit dhe paraprakisht mësohet se janë lëshuar 30 urdhër arreste.
Ndërkohë pritet që në orën 16:00 autoritetet e përfshira janë këtë operacion të dalin në një deklaratë pë shtyp për të treguar detajet e operacionit.
Operacioni është realizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë të cilat kanë njoftuar se kanë goditur një grup kriminal në vend.
Akuzat me të cilat janë lëshuar urdhër-arrestet kanë të bëjnë me përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtrirja e këtij operacioni raportohet se është bërë në disa qytete të vendin nga ku mësohet se janë sekuestruar drogë, para, armë, telefona dhe makina.
Ndërkohë urdhër arrestet janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara.
(F.GJ/FAXWEB.AL)