Policia italiane ka goditur një grup të trafikut të kokainës, hashashit dhe marijuanës dhe nga ky aksion përfunduan në pranga dy shqiptarë.
Gjithçka u finalizua në sajë të operacionit të koduar “Rewind 2015” dhe në pranga ranë 25-vjeçari shqiptar me iniciale R.M, banues në San Martino dhe bashkëkombësi i tij, 44-vjeçari me inicialet U.A, rezident në Foggia.
Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët akuzohen për shtrirje të gjerë të trafikut të drogës, nga Basso Molise dhe degëve në Puglia. Sakaq, policia italiane ka dyshime se shqiptarët nuk janë të vetëm në trafik, ndërsa po hetojnë në lidhje me të tjerë persona të përfshirë. (J.V/Shuplaka)