12:06 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Goditet një tjetër rast i trafikimit të emigrantëve në jug, arrestohet i riu nga Shkodra

15:19 | 16/06/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditet një tjetër rast i trafikimit të emigrantëve në jug, arrestohet i riu nga Shkodra

Policia Kufitare e Sarandës ka goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë kanë arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar që po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Sarandë–Lukovë, në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, shërbimet e policisë ndaluan një automjet tip Volkswagen, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua drejtuesi i mjetit, shtetasi Muharrem Okaj, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas hetimeve paraprake, Okaj dyshohet se po transportonte emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës, me një mjet të marrë me qira, me qëllim për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin dhe të hynin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të emigrantëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore, nën akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pas

Kosovë, serbi Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime në burgun e Dubravës në 1999

Para

Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

Para
Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

 



Të Fundit

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.