Nje tjetër person është arrestuar ditën e djeshme duke i ofruar ryshfet punonjësve të policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “ Teodor Keko”, ku shërbimet e Komisariatit Rajonale të Policisë Rrugore, kanë aarrestuar në flagrancë 33-vjeçarin me inicialet E.R, banues në Tiranë.
I riu po drejtonte automjetin tip “ Mercedes Benz”, duke komunikuar me telefon dhe pa vendosur rripin, si edhe rezultonte debitor me 7 gjoba të papaguara. Përveç kësaj ai nuk kishte as dokumentacionet përkatëse për makinën. Për të shmangur masën admimistrative për shkeljet e administrative, ai ka tentuar t’i japë 3000 mijë lekë të reja policisë. (K.P/Shuplaka)